Udhëzuesi është përgatitur në kuadër të projektit të titulluar “Respektimi i standardeve të Kodit të Transmetimit të AMA-s në raportimin e ngjarjeve dhe tematikës mbi të miturit, kundër nxitjes së intolerancës dhe gjuhës së urrejtjes”, i zbatuar nga Qendra Shqiptare për Komunikim Publik me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
Ky udhëzues është përgatitur për t’u ardhur në ndihmë profesionistëve të medias të cilët mbulojnë ngjarje, që kanë të bëjnë me fëmijët. Udhëzuesi përfshin një përshkrim të marrëdhënies që ekziston midis fëmijëve dhe medias, përgjegjësisë dhe rolit edukativ që media duhet të ketë në shoqëri, përdorimit të figurës së fëmijës nga mediat me qëllim tërheqjen e sa më shumë audiencave, parimet bazë të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, legjislacionit shqiptar mbi të drejtat e të miturve, si edhe standardeve deontologjike dhe etike rreth transmetimeve mbi të miturit të parashikuara në Kodin e Transmetimit të Autoritetit të Medieve Audiovizive.
Qëllimi i përgatitjes së këtij udhëzuesi është që të nxisë mbulim mediatik sa më profesional në lidhje me çështjet që prekin fëmijët. Udhëzuesi është përgatitur në kuadër të projektit të titulluar “Respektimi i standardeve të Kodit të Transmetimit të AMA-s në raportimin e ngjarjeve dhe tematikës mbi të miturit, kundër nxitjes së intolerancës dhe gjuhës së urrejtjes”, i zbatuar nga Qendra Shqiptare për Komunikim Publik me mbështetjen e Autoritetit të Medieve Audiovizive (AMA).
Udhëzues Mbi Raportimin E Ngjarjeve Dhe Tematikës Mbi Të Miturit Në Televizionet Shqiptare (PDF)