ACPC organizoi takime dhe trainime në rrethe me gazetarë të mediave lokale. Në të gjitha këto takime u kryen dy prezantime, i pari nga Dr. Alban Tartari, lidhur me problematikat e vërejtura në media lidhur me figurën e fëmijës, i dyti nga Doc. Dr. Ramadan Cipuri, lidhur me udhëzimet specifike që jep Kodi i Transmetimeve i AMA-s lidhur me përdorimin e figurës së fëmijës. Gazetarëve dhe redaktorëve u është shpërndarë një studim i kryer nga ACPC lidhur me problematikat që shfaqen në trajtimin e figurës së fëmijës nga mediat audiovizive. Ky studim i quajtur “Udhëzues mbi raportimin e ngjarjeve dhe tematikës mbi të miturit në televizionet shqiptare” është produkt i një pune tre mujore, bazuar në sondazhe, biseda, monitorime dhe vizita në media të ndryshme fokusuar specifikisht në përmbajtjet televizive që trajtojnë fëmijët. Një monitorim tre mujor është kryer me qëllim evidentimin e programeve dhe mënyrës sesi trajtohet figura e fëmijës në lajme. Fokus i këtij studimi kanë qenë mediat kombëtare në Tiranë, dhe kjo për shkak se shumë prej tyre mbeten një model edhe për mediat vendore.
Mëse 100 gazetarë, redaktorë dhe drejtues të mediave vendore u përfshinë në këtë projekt në qytetet: Shkodër, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.
I gjithë aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Respektimi i standardeve të Kodit të Transmetimit të AMA-s në raportimin e ngjarjeve dhe tematikës mbi të miturit, kundër nxitjes së intolerancës dhe gjuhës së urrejtjes”, i mbwshtetur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA)