Projekti “Pushtetari përballë qytetarit”, takimi në njësinë Pezë

Home  »  evente   »   Projekti “Pushtetari përballë qytetarit”, takimi në njësinë Pezë

Organizohet takimi i radhës në kuadër të projektit “Pushtetari përballë qytetarit”. Projekti i zhvilluar nga Infinit +, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Komunikim Publik, me pjesëmarrjen e gjashtë njësive administrative të qytetit të Tiranës, financohet nga Lëviz Albania.
Projekti ka për qëllim të përballë konkretisht qytetarët dhe përfaqësuesit vendorë për problemet që ata kanë në forume të përbashkëta ku marin pjesë vetë banorët me përfaqësi, si dhe përfaqësuesit e Njësive Administrative / Bashkisë së Tiranës. Pra direkt personat përgjegjës për të zgjidhur problematikat konkrete të ngritura nga banorët. Kësaj here forumi “Pushtetari përballë qytetarit“u organizua në njësinë administrative Pezë.  Administratori z.Besmir Kola iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të banorëve të zonës.  Si fillim z. Kola  bëri një përshkrim të punës së derimëtanishme të bërë në njësinë që ai drejton, duke theksuar vëmendjen e kushtuar nga Bashkia e Tiranës për problematikat dhe nevojat e qytetarëve të kësaj njësie. Sipas tij, ka patur një sërë investimesh në infrastrukturë, transport publik, çështjet që kanë të bëjnë me pronat, infrastrukturën arsimore ku theksoi planifikimin e ndërtimit të dy shkollave të reja brenda kësaj njësie, etj..
Më tej, forumi vijoi me pyetjet dhe shqetësimet e banorëve të zonës