Qendra Shqiptare për Komunikim Publik (ACPC) nisi implementimin e projektit “Gratë dhe të rinjtë si aktorë kyç për parandalimin e radikalizmit”, i cili do të zhvillohet në zonës e Paskuqanit në Tiranë.
Në ditën e parë u zhvilluan dy takime me dy fokus grupet e përcaktuara, të cilët do të jenë pjesë e projektit deri në fund të tij. Opinionet dhe mendimet e pjesëmarrësve të mbledhura nga këta takime do të shërbejnë si të dhëna cilësore për vlerësimin e situatës në këtë zonë. Në takimet e para pjesëmarrësit plotësuan gjithashtu një pyetësor të detajuar në lidhje me perceptimin e tyre ndaj situatës.
Ekipi i punës që do të angazhohet me implementimin e projektit prezantoi para pjesëmarrësve qëllimin dhe objektivat e projektit.
Projekti do të zgjasë për nëntë muaj dhe parashikon një seri seminaresh me dy fokus grupe të kësaj zone, të rinjtë dhe gratë.
Projekti në fjalë është pjesë projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Ngritjen e Reziliencës së të Rinjve ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, i cili organizohet nga Terred des Hommes Albania, në partneritet me Kolegjin Universitar Bedër, ISD dhe Center for Common Ground. Projekti është i mbështetur nga fondet Bashkimit Evropian.