Rreth Nesh
________________
ACPC
Misioni i Qendrës Shqiptare për Komunikim Publik është përgatitja dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë, por jo vetëm, pavarësisht kategorisë sociale që i përkasin, për të patur një komunikim sa më bashkëpunues në kontribut të së mirës individuale dhe publike, si edhe nxitjen e tyre për të zhvilluar aftësi që nuk cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të askujt tjetër. E gjitha kjo do të realizohet përmes një filozofie që mbart vlerat universale, ku përmes njohjes, analizës, trajtimit dhe ndërmarrjes së nismave sociale dhe shkencore që kanë të bëjnë me komunikimin publik, në funksion të zhvillimit të demokracisë shqiptare, do të promovohen modelet më të mira të komunikimeve publike dhe praktikave të vendeve të përparuara perëndimore.
Qendra Shqiptare për Komunikim Publik do të sjellë risi në aftësimin e qytetarëve shqiptarë dhe aktorëve kryesorë të komunikimeve publike për tu ndërgjegjësuar mbi mënyrat e ndikimit që ata mund të kenë në komunikimin ndërpersonal dhe shoqëror.
Duke u bazuar në një mision të qartë, në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë teknologjik, Qendra Shqiptare për Komunikim Publik do të nxisë bashkëpunimin e aktorëve të ndryshëm social për të zhvilluar metodat më bashkëkohore të komunikimit publik.
Qendra Shqiptare për Komunikim Publik (ACPC) ka qëllime në këto drejtime:
- Ndërmarrjen e projekteve sociale lidhur me rëndësinë e komunikimit publik, që mund të specifikohet në komunikimin mediatik, marrëdhëniet publike, komunikimi strategjik, komunikimi i qytetarëve drejt institucioneve dhe anasjelltas;
- Promovimi i vlerave më të mira të kulturës shqiptare në përmirësimin e atmosferës së komunikimit publik në Shqipëri;
- Sjelljen e praktikave të reja përparimtare nga Bashkimi Evropian dhe vende të tjera të përparuara, partnere dhe mike të Shqipërisë;
- Përqasja mes modeleve të ndryshme të komunikimit, shkollave ndërkombëtare si dhe zhvillimeve më të fundit në arenën ndërkombëtare;
- Evidentimin e ndryshimit të vazhdueshëm të komunikimit publik, veçanërisht përmes Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), pra, përmes pajisjeve teknologjike dhe internetit;
- Ardhja në ndihmë e grupimeve shoqërore të margjinalizuara përmes projekteve, trajnimeve, orientimeve, publikimeve, aktiviteteve publike dhe promovimeve mediatike;
- Studime empirike mbi çështje të ndryshme sociale që prekin në mënyrë direkte ose indirekte shoqërinë shqiptare;
- Zhvillimi i strategjive për ofrimin e zgjidhjeve të mundshme për çështje që kanë të bëjnë me komunikimin publik dhe jetën sociale të shoqërisë shqiptare në përgjithësi, por edhe të grupeve të ndryshme në veçanti;
- Studime tregu që do t’iu vijnë në ndihmë institucioneve publike dhe private, institucioneve, organizatave dhe prezencave ndërkombëtare në Shqipëri dhe jashtë saj;
- Organizimi i trajnimeve të ndryshme lidhur me komunikimet publike dhe problemet sociale, në varësi të kërkesave nga organizata dhe institucione të ndryshme publike apo private;
- Organizimi i trajnimeve lidhur me komunikimet publike ndër etnitë, besimet fetare, minoritetet në Republikën e Shqipërisë;
Këto qëllime do të realizohen nëpërmjet programeve, projekteve dhe veprimtarive të tjera që iniciohen nga drejtuesit dhe do te zbatohen prej tyre, ose në bashkëpunim me ekspertë apo grupe ekspertësh të përfshirë në këtë proces.
Fusha e veprimtarisë së Qendrës Shqiptare për Komunikim Publik (ACPC), në përputhje me qëllimin e saj, do të jetë:
- Të japë kontributin e saj për të ndihmuar në përmirësimin e mjedisit publik që lidhet dhe ndikohet përditë nga komunikimet publike, siç janë komunikimet politike, ekonomike, social-kulturore etj;
- Të organizojë trajnime, konferenca, simpoziume me specialistë shqiptarë dhe të huaj në fushën e komunikimeve publike dhe çështjeve sociale;
- Të japë kontributin e saj për zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit shqiptar lidhur me informimin, komunikimin, të drejtat dhe detyrimet e qytetarit pa përjashtim për të gjitha grupimet e shoqërisë shqiptare;
- Rritja e standardit në komunikimet publike, largimi nga retorika konfliktuale, të dhunshme dhe shqetësuese për të gjitha grupimet e shoqërisë shqiptare. Këto retorika mund të jenë politike, sociale, fetare, ekonomike, ambientaliste etj.;
- Përafrimi i legjislacionit për vendosjen e normave evropiane në fushën e komunikimeve publike dhe politikave sociale;
- Qëllimet dhe objektivat e kësaj qendre përputhen plotësisht me ligjet e shtetit shqiptar dhe standardet e Bashkimit Evropian mbi organizatat jofitimprurëse;
- Qendra nuk do të marrë pjesë apo të ndërhyjë në asnjë aktivitet të paligjshëm ose aktivitete të tjera, në të cilat nuk parashikohet të marrin pjesë organizatat jofitimprurëse;
- Qendra nuk ka qëllime fitimi ekonomik dhe është neutrale në kuptimin e orientimeve politike, fetare dhe etnike;
Stafi ynë
Doc.Dr.
Dr.